Shpeshherë në media është folur për debate mes moderatores Arbana Osmani dhe trashëgimtares së Top Channel Lori Hoxha.
Madje në kohën kur u mbajt premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” u fol sërish për një ftohje mes tyre. Mirëpo sot, si Lori ashtu edhe djali i Arbanës Dielli kanë ditëlindjen dhe moderatorja i ka uruar që të dy me nga një postim në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen për një tjetër peshore të shkëlqyer në jetën time @lorihoxha 🎉. Mirënjohëse që ndaj me ty një udhëtim të mrekullueshëm, një dolli për më shumë në vazhdim🥂”, shkruan Arbana në Instagram, krahas një fotoje, ku shihen të përqafuara me Lorin. /Labirinth
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
