Gazetarja Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku gazetarja e pyeti se, pse është krijuar përshtypja, që ajo i urren meshkujt.
Aulona Musta: Pse është krijuar përshtypja që Zhaku i urren meshkujt?
Zhaklin Lekatari: Unë nuk i urrej meshkujt. Fjala urrejtje nuk më pëlqen sepse bart shumë emocion. Urrejtja dhe dashuria janë emocione shumë të forta dhe i ndan një fije shumë e hollë. Mendoj që janë këto stereotipet që nëse ti je feministe atëherë i urren burrat dhe do epërsinë e grave ndaj burrave dhe do një botë që komandojnë gratë. Këto janë paragjykime, skema mendore që të tjerët i kanë bartur, i kanë huazuar dhe i shprehin ndoshta pa e ditur kuptimin e tyre. Feminizmi është barazi gjinore jo epërsi e grave ndaj burrave, sikurse është maskilizmi. Barazia gjinore arrihet kur burrat dhe gratë janë përballë njëri-tjetrit dhe kur mundohen të bashkëpunojnë duke qenë komplementarë pa i bërë luftë njëri-tjetrit. /Labirinth
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
