Dje në mbrëmje Shqipëria luajti kundër Çekisë dhe fitoi 3 me 0. Stadiumi “Air Albania” u mbush plot e përplot, dhe jo vetëm, edhe Sheshi “Skënderbej” edhe ai “Nënë Tereza”.
Mes tifozëve ndodheshin edhe shumë personazhe të njohur në stadium. E mes tyre ishte edhe moderatorja Arbana Osmani.
Para ndeshjes, ajo publikoi në Instagram një foto me mikeshën e saj Xhemi Shehu.
“Kuq e zi gjithë jetën”, shkroi Arbana krahas fotos, ku Arbana ishte veshur me të kuqe dhe të zeza, ndërsa Xhemi vetëm me të zeza.
Mirëpo një komentues i ka komentuar: “Kuq e zi ama pushimet ne Itali”.
Por moderatorja nuk ia ka lënë mangët.
“Edhe dasmën mos harro”, i kthehet Arbana. /Labirinth

- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
