Këngëtari Luiz Ejlli ka treguar, se ditën e sotme është takuar me kreun e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
“Shoku i mirë në ditë të vështira dhe të mira“, shkruan Luizi krahas fotos.
Kujtojmë, se Luiz Ejlli e mbështeti Benet Becin gjatë fushatës elektorale, ku ky i fundit u zgjodh kryetar bashkie.
Ai e përmendte shpesh në Big Brother VIP, por dhe jashtë reality show-t, se Benet Beci e kishte ndihumuar në ditë e tij të vështira dhe se donte t’i kthente nderin.
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane, që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën”, tha Luizi në atë kohë. /Labirinth

- 3 shenjat e Horoskopit më me fat të muajit Prill
- VIDEO/ Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Eglit, ndjekësit e BBV4 revoltohen me të
- Horoskopi i muajit Prill për të gjitha shenjat
- VIDEO/ “Akoma ke shpresë me mua?”, Egli-Gjestit: Nuk të marr leje ty, po më shqetëson qëkur kam ardhur!
- Egli: Gjesti do thotë për herë të parë të dua
- Ja kush janë 16 fermerët e “Ferma VIP”