Die. Tet 6th, 2024

“Ishte i varur nga bixhozi”, Vivien përlotet në emision, reagon Getinjo: Luaj që 15 vjet, nuk të funksionoi plani zemra

Vivien Thano ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Mos i bjer me top” në “E diell” në Top Channel, ku foli për ndarjen e saj nga reperi Getinjo. Për herë të parë, ajo rrëfeu arsyen e vërtetë të ndarjes së tyre.

“Unë jam ndarë me Getinjon, jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose një tradhtie. Një arsye që ka kohë që ishte pjesë e jona, është një gabim ose fiksimi i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë këto lojërat e fatit edhe që shkatërron çdo familje, çdo lidhje dhe çdo marrëdhënie që njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq”, tha ajo mes lotësh.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i Getinjos, i cili nëpërmjet ka komentuar në një postim të “E diell në Top Channel” në Instagram: “Jemi nda për arsye tjera. Bixhoz luaj që 15 vjet, mos gjeste të këtij lloji sepse nuk mund të ma njollos askush respektin tim që e kam për të tjerët. Unë mund të mos kem respekt për veten time, por për të tjerët jap gjithçka gjithmonë. E dija që je fiks kështu, prandaj edhe nuk jemi (bashkë). Mos të dhemb që nuk të funksionoi plani zemra sepse me intervista të tilla ma konfirmon që vërtetë paskam gabuar që të ka dashur dhe të kam njoftuar me familjen. Shiko jetën përpara dhe më lë rehat. Paqe.”

Screenshot nga postimi

Getinjo po ashtu ka reaguar me një postim në Instastories, ku iu drejtohet sa ndjekësve aq edhe Vivienit.

“Edhe po unë jam bixhozxhi. Nuk krenohem me këtë, por njerëzit rreth meje edhe familja ime kurrë s’kanë parë sherr nga unë dhe nuk kanë vuajtur prej meje. Mos mi ngacmoni nervat duke u qurravitur nëpër komente edhe duke më bërë tag nëpër intervista se s’jam kategori e tillë. S’bëj gjëra intime edhe gjeste për vëmendje. Paqe. Shikoni jetën përpara”, shkruan Getinjo. /Labirinth

Screenshot nga postimi i Getinjos në Instastories

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *