Që nga e enjtja e javës që vjen maska do të jetë e detyrueshme kudo sapo del nga shtëpia.
“Ky komunikim sot për t’iu dhënë pak kohë njerëzve që të përgatiten, të informohen dhe të jenë gati. Ditën e mërkurë ne do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo nxjerrin veten nga shtëpia. Kudo, kudo kudo!”, shkruan Rama.
Sipas Ramës nëse masa nuk zbatohet gjobat do të zbatohen në kohë reale dhe nuk do ketë më asnjë mundësi për t’iu shmangur
“Gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do ketë më asnjë mundësi për t’iu shmangur gjobave sepse siç thashë do t’i zbatojmë me OSHEE-në”, shkruan më tej. /Labirinth