Aktorja Olta Gixhari tregoi dje, se ishte takuar me stilistin Valdrin Sahiti.
“Nuk e keni idenë çfarë mrekullish ka bërë ky njëri për premierë dhe për ‘Dancing With The Stars‘”, tha Olta në një video të publikuar në Instastories.
Ndërkohë që sot ajo ka postuar një foto të njërit prej fustaneve, që i ka stiluar Valdrini, por nuk thotë nëse do ta mbajë veshur në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” apo në natën e parë të “Dancing With The Stars Albania”.
“Vetëm pak nga mrekullitë që ka bërë Valdrin Sahiti”, shkruan Olta. /Labirinth

- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
