Ruya, vajza e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços mbush sot 1 vjeç dhe producentja i ka bërë dedikimin më të bukur të voglës.
Ajo shprehet, se i do pafund edhe dy djemtë e saj London dhe Roman, por sipas saj vajza është përgjegjësia e saj më e madhe në jetë.
“Ti me ke ndryshuar jeten sic nuk e prisja dhe drita qe ti rrezaton me ngroh shpirtin me se shumti. Une i dua vellezerit e tu pafund, por ti je pergjegjesia ime me e madhe ne kete jete. Me delikatesen tende me ben te kem me shume merak per ty dhe perballjen tende me te ardhmen, e megjithate jeta me ka treguar jo pak here qe ky eshte thjeshte nje paragjykim qe na trashegohet dhe mund te jesh ti ajo qe i behesh krahe i fort vellezerve duke mos harruar te duash me perkushtim prinderit sic vetem nje vajze di“, shkruan Sara.
Ajo i uron vajzës së saj, që të bëhet e aftë për veten dhe që ëndrrat dhe dëshirat e saj t’i realizojë në Shqipëri.
“Besoj gezimi me i madh nje dite do te jete te kem rritur nje vajze te afte per veten, me endrra plot dhe me vullnetin per ti ndjekur ato ketu ne Shqiperi pa kerkuar shprese diku tjeter, me deshiren per tu munduar nga pak e cdo dite, si grate qe do ta rrisin, per te permiresuar vendlindjen e tyre e si rrjedhoje cdo brez qe do te vije. Sot ti nuk e kupton por kur te rritesh do shohesh rreth teje gra te jashtezankoshme qe krijojne rrugen e tyre dhe punojne per nje te ardhme me te mire, per veten e tyre, por me se shumti per ndikimin qe do kene ne jeten tende. Mami te do shume Ruya papatuya❤️”, shkruan Sara. /Labirinth
- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
- VIDEO/ “Ti paske lindur parazite”, Zhaku-Ilirit: Kam shtet më vete, kam lindur konteshë…
- VIDEO/ “Më la në rrugë”, fermerët e pyesin për Zhakun, Moza: Ka hyqmë të fortë, do t’i dalë e vetja!
- VIDEO/ “Je servile dhe e pafytyrë”, Zhaku e ofendon, Moza: Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, por me mua s’ke…
