Moderatorja Kiara Tito ka bërë thirrje në Instagram për ndihmë ndaj një vajze të vogël nga Peja.
Sipas postimit në Gofoundme, Erjona vuan nga leuçemia dhe nëna e saj është shkatërruar nga dhimbja. Për shpenzimet e operacionit dhe udhëtimit jashtë shtetit duhen 180 mijë euro, prandaj dhe Kiara bën thirrje për ndihmë.
“Erjona 6 vjeçare nga Peja vuan nga leuçemia dhe nga një dëmitim i rëndë i mëlçisë për të cilën duhet të kryejë transplantin. E ulur këmbëkryq pranë saj nëna e Erjonës është totalisht e pashpresë që vajza e saj mund të shpëtojë. Ajo nuk ka asnjë mundësi ta dërgojë jashtë vendit për një kurim dhe operacion të specializuar! “Veç ta shohë edhe njëherë duke luajtur asgjë tjetër nuk i kërkoj Zotit”, fjalët e nënës së Erjonës mes lotësh të trishtojnë e të prekin thellë. Kurimi, operacioni dhe transporti jashtë vendit kushtojnë 180.000 euro. Ju lutem ta ndihmoni Erjonën e vogël të vazhdojë jetën e saj“, thuhet në postimin e Gofoundme, që Kiara e ka postuar në Instagram.
Nëse doni të dhuroni diçka linkun e postuar nga Kiara Tito në Instagram e gjeni KËTU. /Labirinth

- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
