Pre. Nën 22nd, 2024

Julian Deda thirrje të majtëve e të djathtëve: Lërini dënglat, dilini për Zot Kosovës!

Aktori Julian Deda ka reaguar pas ngjarjes së trishtë të ndodhur në Kosovë, ku polici Afrim Bunjaku u v.ra në krye të detyrës nga një grup i ar.m.atosur. Juli u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të majtë e të djathtë, të varfër apo të pasur, që t’i dalin për Zot Kosovës.

Çohuni të majtë e të djathtë, myslimane e të krishterë, të varfër e të pasur, bëhuni bashkë dhe dilini për Zot Kosovës. Lërini dënglat, jo e lagu jo se lagu. Çohuni dhe tregoni se dinjiteti i një kombi nuk vihet në diskutim. Fjalët i merr era, veprat shënohen në histori“, shkruan Juli në Instagram.

Ai ka postuar një foto ky dy fëmijë të veshur me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë rrinë bashkë të përqafuar. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *