Mër. Nën 20th, 2024

Beniada Nishani flet për herë të parë për ndarjen nga Blerti Hajdari dhe thotë fjalët më të mira: Jam e lumtur!

Modelja Beniada Nishani ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku foli për ndarjen nga Blerti Hajdari. Ish-banorja e Big Brother VIP tha, se kur është e lumtur, ajo do që ta ndajë lajmin me publikun, por nuk e kuptoi nëse ndikoi fakti që tregoi publikisht apo jo, që lidhja e saj nuk funksionoi.

Një person kur është i lumtur tregon edhe jetën sentimentale. Pa treguar shumë, se ndonjëherë keq të tregosh, keq mos tregosh po kur e ndjen e bën. S’ka gjë më të bukur kur ti ndan një moment të bukur me publikun“, tha modelja.

Teksa u pyet, se mos ndoshta ka ndikuar syri i keq, Beniada u përgjigj: “Unë shikoj që shpesh në Shqipëri kanë tendencën të fshehin dhe të mos tregojnë. Dhe nganjëherë e kanë mirë, s’e kanë keq (qesh). Syri këtu është i frikshëm. Mund të jetë edhe syri nuk e kam kuptuar akoma“, tha Beniada.

Ndërkohë që më pas, modelja u shpreh, se nga një lidhje duhet të marrim më të mirat dhe të kujtojmë vetëm momentet e bukura. Ajo i uroi më të mirat, si vetes ashtu edhe Blertit.

“Nuk ka rëndësi si shkojnë gjërat në jetë. Kur dy persona ndahen. Ka shumë rëndësi çfarë ne jetojmë. Dhe jeta është kaq e bukur, sa edhe kur një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar edhe të kemi marrë më të mirën. Shumë njerëz marrin kujtime negative. Unë i hedh prapa shpine dhe nuk i kam dhe sot edhe kur jam single prap jam e lumtur. Si ka shkuar nuk ka rëndësi. Unë i uroj vetes time më të mirën. Jam një vajzë që meritoj më të mirën dhe nga ana tjetër ai personi meriton më të mirën“, theksoi Beniada. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *