Pre. Nën 8th, 2024

Pësoi goditje në tru, ja si paraqitet gjendja e Genc Fugës tani

Aktorja Eni Jani ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram, se aktori Genc Fuga është shëndoshë e mirë.

Sot, ai ka shoqëruar vajzat e tij në ditën e parë të shkollës.

“Me babin, ditën e parë të shkollës”, shkruan Eni.

Kujtojmë se, në fund të korrikut, aktori pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrje.

“Nuk qenka e lehte por ne keto momente e kam domosdoshmeri. Genci po kalon nje periudhe te veshtire. Ka pesuar nje goditje ne tru dhe ne keto momente po kryen nderhyrje ne spitalin amerikan. Do i lutesha te gjithe punonjesve te Rtsh nese munden dhe kush mundet te ofroje nje kontribut prej 200 leke te rinj per te patur mundesine te kem shumen 19 mije euro te operacionit.
Ndjese dhe konsiderete….”,
shkruante Eni Jani në Instagram.

Më pas u hap një GoFoundMe dhe shuma për ndërhyrjen u arrit, dhe si duket Genc Fuga tashmë është shumë më mirë me shëndet. /Labirinth

Screenshot nga postimi i Eni Janit

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *