Enj. Sht 12th, 2024

Rama premton sërish rritje pagash për bluzat e bardha: Më e larta në histori

Kryeministri Edi Rama ka thotë sërish se bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *