Pre. Nën 22nd, 2024

Krist Aliaj: Me të dashurën e re bëmë dashuri pas javës së parë

Krist Aliaj ishte dje, pasdite i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për të dashurën e tij të re.

Ai tha se, ajo është një vajzë shumë ndryshe nga vajzat tipike shqiptare dhe fakti që ishte shumë e thjeshtë i pëlqeu.

“U takuam në një ekspozitë dhe më bëri shumë përshtypje se nuk kishte lidhje me vajzat tipike shqiptare. Në fillim bëri sikur nuk më njihte, ishte shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu. Filluam folëm për art, bëmë foto që orën e parë. Pastaj u takuam pas një jave dhe folëm prapë për art. Kur themi folëm për art, nënkupton shumë gjëra të bukura, full çdo gjë”, tha ai, duke lënë të kuptohet për intimitet mes tyre.

Ish-banori i BBV 2 tha gjithashtu se, dashuria për të mund ta çojë në Angli, aty ku jeton vajza. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *