Pre. Sht 20th, 2024

Video/ Gara e kërcimeve te “Ura e Fshejtë”, Reuters publikon videon nga Kosova, komentuesi: Për çfarë po flisni?

“Reuters” ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video, ku shihen disa shqiptarë të Kosovës të cilët hidhen nga ura dhe përfundojnë në lumë.

“Zhytësit u zhytën nga një urë në Prishtinë në një garë vjetore që tërheq turma të mëdha në qytetin e Kosovës”, shkruan Reuters.

Ndërkohë që një komentues shkruan: “Nuk ka urë në Prishtinë. Për çfarë po flisni?… Kjo është një urë afër Gjakovës dhe Prizrenit dhe ne e quajmë si ‘Ura e Fshenjte’. Është rreth 80 km nga Prishtina dhe jam i sigurt se shumë prishtinas nuk kanë dëgjuar për të”.

Dje, në fshatin Fshaj të Komunës së Gjakovës, është zhvilluar gara e kërcimeve nga “Ura e Fshejtë” dhe fitues i hedhjes prej 20 metrash lartësi u shpall Evald Kurniç, me prejardhje nga Tuzi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *