Presidenti Ilir Meta i kërkoi llogari KED sa i përket vakancave në Gjykatën Kushtetuese.
Ai kërkon nga KED të dijë se cilat institucione po e zvarrisin procesin duke vonuar informacionin.
“KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara. Problematikat e konstatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera“, tha Meta.
Meta thotë se kjo është e pafalshme dhe institucionet përkatëse do të mbajnë përgjegjësi.
“KED duhet të raportojë në Kuvend e Presidencë. Po ashtu KLGJ nuk po punon me ritëm të plotë, pasi në GJL po presin mijëra dosje“, tha Meta. /Labirinth