Enj. Sht 5th, 2024

Maestro i kthehet Luizit: Sikur mos të fliste goja para mendjes

Këngëtari Luiz Ejlli ishte në fundjavë në një koncert në Shkodër, nga ku përmendi Dea Mishelin, e cila sipas tij e ka konsideruar qytetin provincë.

Menjëherë pas kësaj, në rrjetet sociale ka reaguar Dea e indinjuar.

E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video. Mendjengushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat“, shprehej ajo në Instagram.

Por së fundmi mesa duket ka reaguar edhe Armaldo Kllogjeri, i cili ka mbështetur Dea Mishelin.

Ai ka publikuar sot një foto ku shkruan: “Sa mirë do ishte sikur mos të fliste goja para mendjes”. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *