Pre. Nën 22nd, 2024

“Koka bën, koka pëson”, Kiara Tito i përgjigjet Ronaldo Sharkës

Ronaldo Sharka ishte shprehur në punatën e parë të “Kepi i VIP-ave”, se programin e meritonte ta prezantonte ai dhe jo Kiara Tito.

“Unë mendoj që janë të gjitha faktorët. Kiara është në qendër të vëmendjes në këtë periudhë dhe shet. Vazhdoj ta them që këtë emision e meritoja ta prezantoja unë megjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën”, ka thënë ai.

Pas kësaj reagoi Luizi i cili shprehej në Instagram: “Siç e shihni prej veshjes jam ende në xhirime. Kemi xhiruar gjithë natën, edhe tani dhe për këtë arsye nuk kam pasur mundësi ta shoh Kiarën te “Kepi i VIP-ave”. Po shihja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para, që nuk kam pasur mundësi asnjë sekondë të jem në krah të saj në Turqi dhe e dyta pashë disa momente, ku disa personazhe aty po bënin si koka shkencash edhe po të kisha qenë aty ju e dini se do merrnin fiks përgjigjet që meritojnë, por siç thotë ajo shprehja kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle. Por le të hedhin valle, këtu do vijnë prap. Suksese edhe njëherë të gjithve, Kiara të dua fort!“.

Ndërkohë që, edhe moderatorja i është përgjigjur sot me një “Instastory” Ronaldos.

Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorën kokën. Koka bën, koka pëson“, shkruan Kiara. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *