Enj. Nën 7th, 2024

“Lumë lotësh dhe emocionesh”, Arbana dhe Eduarti publikojnë foton e parë si nuse dhe dhëndër

Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar foton e parë si nuse dhe Eduart Grishaj si dhëndër. Ata u martuan javën e kaluar në Toskanë të Italisë.

Çifti vendosi të mbante në një ceremoni me pak të ftuar, dhe duke ruajtur totalisht privatësinë.

“Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:) Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private. Faleminderit Zotit për gjithçka🙏 Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë❤️”, shkruan Arbana Osmani në Instagram. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *