Sht. Nën 9th, 2024

Pamje magjepsëse/ Historia e veçantë e kishës ku u martuan Arbana dhe Eduarti

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj e mbajtën ceremoninë e dasmës së tyre në Abbazia di San Galgano në Toskanë të Italisë.

Abbazia di San Galgano është një manastir në Toskanë, në një luginë midis Sienës dhe Massa Marittima. Ndërtimi i kompleksit ishte vepër e murgjve cistercianë midis viteve 1224 dhe 1288, frymëzuar nga kishat cisterciane të ndërtuara në të njëjtën periudhë në Francë.

Nuk ka mbetur shumë, por harqet, shtyllat dhe muret japin ende përshtypjen se sa madhështore ishte fillimisht kjo ndërtesë.

Brendësia e kishës madhështore është në formën e një kryqi dhe me harqe të skalitura bukur.

Ndërsa disa qindra metra larg rrënojave të abacisë, në një kodër, ndodhet një kishëz e vogël (cappella di Montesiepi) plot me afreske dhe brenda është shpata e famshme prej guri e San Galganos.

Shpata prej guri e San Galganos

Burimi:http://casavacanze.poderesantapia.com/album/valdimerse/sangalgano0planimetriagenerale.htm

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *