Sht. Sht 21st, 2024

Grupi i famshëm refuzon bashkëpunimin me Luizin: Nuk duam të fitojmë në kurriz të tij!

“Urban Band” kanë qenë të ftuar në Top Albania Radio, ku thanë se nuk dëshirojnë të bëjnë një bashkëpunim me Luiz Ejllin.

Ata thanë se, Luizi është një artist shumë i mirë, por nuk duan të përfitojnë prej tij.

“Luizi nuk është po e njëjta rrymë që ne kemi. Luizi është mik i joni. Unë kam patur fatin të bashkëpunoj me të në Shkodër nëpër koncerte. Ne jemi mësuar që atë që arrijme ta marrim gjithmonë vetë. Ai është një artist shumë i mirë, ka merituar shumë kohë më përpara të jetë aty ku është tani dhe si djalë dhe si artist. Nuk duam të fitojmë në kurriz të dikujt tjetër sepse dhe nëse do bëjmë bashkëpunim do jemi ata çunat që bënë një bashkëpunim me Luizin.”, tha njëri nga djemtë e grupit.

Burimi: TAR /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *