Pre. Nën 8th, 2024

Pas reagimit të Kiarës, përgjigjet Arbana Osmani

Moderatorja e Big Brother Vip, Arbana Osmani ka reaguar me një mesazh sqarues në Instagram, sa i përket deklaratave të saj karshi Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Ajo shkruan në rrjetin social se, “nuk e bën me një vajzë me turp fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndaj historinë e sa të dashurisë me publikun”.

“Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po lincohen masivisht online vetëm sepse në momene të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë BB e tyre si duan ato. Lincimi jashtë është mëse i tepert, aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”, shkruan Arbana përveç së tjerash.

Lexoni postimin e plotë të Arbanës:

Kiara reagoi para Arbanës në Instagram me një shprehje, ku shkruante: “Është e çudtshme se si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë se sa i mjerë është përçmimi ynë”.

Dje në mbrëmje, Arbana Osmani iu kthye Luiz Ejllit, i cili tha se, motrën e tij nuk do donte ta shihte mes djemve si Efi Dhedhes te “Përputhen”.

“Unë motrën time s’do doja me e pa para 30 djemve duke i vënë gishtit njërit dua këtë”, tha Luizi për të justifikuar deklaratën e tij për Efin.

“Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit“, iu përgjigj Arbana. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *