Die. Sht 22nd, 2024

“Foli keq për një program të Top Channel”, gazetarja kritikon Luizin, Blendi Salaj i kthehet: Punë e madhe, ai shpreh mendimin e tij

Gazetarja Jetona Koçibelli, e ftuar në Top Albania Radio, tha se Luizi ka gabuar në dy momente brenda shtëpisë së Big Brother; kur gënjeu për sëmundjen dhe kur tha se nuk do të donte që motra e tij të gjente dashurinë në një program si “Përputhen”.

“Si mund ta thotë këtë në një program të Top Channel për një program tjetër të Top Channel”, u shpreh ajo.

Ndërkohë që moderatori Blendi Salaj ndërhyri duke i thënë se, “punë e madhe se është në Top Channel”.

Sipas gazetarit, ai tha atë që mendon dhe e gjitha kjo është lojë për të ndikuar te publiku. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *