Sht. Sht 21st, 2024

Drejtori i RTSH-së jep dorëheqjen, do marrë një tjetër pozicion të rëndësishëm

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejdi Joti ka dhënë dorëheqjen, pasi pritet të marrë postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në një shkresë drejtuar Këshillit drejtues të RTSH-së.

Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti, që e mbante prej vitit 2021. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *