Fisnik Syla, ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina i ka premtuar Luiz Ejllit, se nëse ky i fundit nuk e fiton Big Brother Vip gjithsesi do t’i marrë 100 mijë euro.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në Instagram, ai ka premtuar se është i gatshëm t’ia japë paratë.
“Luiz Kingu. nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem do ia jap 100 mijë euro Luizit. Do e bëj publike“, ka shkruar Fisniku. /Labirinth