Die. Dhj 22nd, 2024

“Dashurova marrëzisht opsionin e gabuar”, Xum Allushi: Ekziston karma, ja çfarë i uroj

Shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 4 iu bashkuan 16 banorë, të cilët do të garojnë për çmimin e madh, por me siguri që në vazhdimësi do t’i bashkohen edhe banorë të tjerë.

Mes banorëve ishin personazhi i famshëm Xum Allushi, si dhe gazetarja Gerta Gixhari, motra e aktores Olta Gixhari.

Ditën e sotme, teksa qëndronin të ulur në ambientet e shtëpisë, të dy konkurrentët e Big Brother kanë biseduar me njëri-tjetrit në praninë edhe të banorëve të tjerë.

“Pra ti ke dashuruar vetëm njëherë në jetë. Dhe kjo marrëdhënie ka zgjatur vetëm 6 muaj?”, e pyeti Gerta-Xumin.

“Dashuri dhe të duash fort për mua janë dy gjëra të ndryshme. Dashurinë unë e quaj marrëzi, çmenduri. Për të dashur fort kam dashur se kam patur lidhje, por për të dashuruar mund të kisha dashuruar dhe një nga njerëzit e tjerë në lidhjet time, por dashurova opsionin më të keq. Unë ja uroj të mirën, sepse është karma, ja uron të mirën, kthehet e mira mendoj unë. Jam dhe falenderues sepse më ka dhënë shumë mësime si mashkull. Dhe pse është bërë kjo lloj gjëje unë ndihem shumë më i kompletuar si njeri sepse ia di vlerat akoma më shumë vetes”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *