Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot se qeveria ka vendosur të mbyllë rrjetin social “Tik Tok” në vendin tonë.
“Për rritjen e Sigurisë Fizike dhe Digjitale në Shkolla kemi vendosur: Bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh. Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. Vendosim Rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre”, u shpreh Manastirliu.
- Qeveria vendos mbylljen e “TikTok” në Shqipëri
- Anita Haradinaj flet për rolin e saj si nënë: Përjetova tri aborte…
- “Ike beqar, u riktheve baba”, Young Zerka flet për djalin e tij: Nuk pushon…
- Ilnisa dhe Meritoni “i vendosin vulën” marrëdhënies së tyre?
- Shakira zbulon këngëtarin që e mbështeti pas ndarjes nga Pique: Më dërgonte mesazhe çdo ditë
- Zamira Kita tregon për raportin e Luizit dhe Oltës: Nuk kishin sherre, por…