Sht. Dhj 21st, 2024

Neda Balluku: Luiz Ejllin do doja ta shihja në Grande Fratello

Neda Balluku do të jetë këtë vit opinioniste e Big Brother VIP 4. Ish-banorja e Big Brother, ka folur dje në “Dhomën e Rrëfimit” për kohën kur ajo ishte brenda shtëpisë së famshme.

“Kam dy momente të rëndësishme në atë lojë. E para ka qenë një emocion personal. Nuk kishte të bënte me lojën, aq sa kishte të bënte me ndjenjat e mia. Ka qenë një puthje pranë pishinës që më çliroi mua dhe partnerin tim nga e gjithë trysnia dhe presioni që mund të kishim dhe mund të ndjenim. Ne e kishim marrë marrëdhënien tonë hap pas hapi ashtu sikundër do ta bënim edhe në kushte të tjera normale jashtë shtëpisë së Big Brother dhe ai ka qenë për mua një emocion i jashtëzakonshëm”, tregoi Neda.

Ndërsa sa i përket pyetjes së cilin prej ish-banorëve të Big Brother VIP do të dëshironte të shkëmbente me Grande Fratellon, ajo tha emrin e Luiz Ejllit.

“Nëse do më duhej të bëja një shkëmbim ndërmjet banorëve të Big Brother Shqipërisë dhe Grande Fratello do kisha dashur të shikoja shumë Luiz Ejllin në Itali”, tha Neda.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *