Big Brother VIP 4 nis sonte nën drejtimin e Ledion Liços, ndërsa drejtimin e Big Brother VIP Fan Club këtë vit e ka marrë Heidi Baci.
Pasi lajmi u bë publik nga Top Channel pati shumë nga ata që e mbështetën këtë zgjedhje të televizionit, por disa të tjerë ishin kundër.
Së fundmi ka reaguar një ish-banore e Big Brother VIP 2, Mikela Pupa e cila gjithashtu mendon se nuk është Heidi ajo e cila duhet ta prezantojë Big Brother VIP Fan Club.
“Të them të drejtën. Asgjë personale me Heidin. Nuk e njoh fare personalisht, nuk e kam parë si moderatore as nuk e di se si do jetë, por di të them se e di kush do e bënte atë program një bombë, kush do i jepte super energji, kush do mbante një super program Live, me debate dhe të ftuar ashtu si e ka treguar që di ta bëjë Roza Lati”, është shprehur Mikela.
Kujtojmë se pasi u publikua lajmi se Heidi do të jetë moderatore e Fan Club, Roza Lati bëri një postim në Instagram dhe kudo në media dhe rrjete sociale u aludua se kishte lidhje me Heidi Bacin.
“S’di ç’të them. Di veç të them që më është shpifur televizioni”, shkruante Roza.
- Jo Heidi! Ish-banorja: BBV Fan Club duhet ta prezantonte…
- FOTO/ “Përgjithmonë”, Loredana dhe Karim Adeyemi i japin fund beqarisë, çifti tregon unazat
- Neda Balluku: Luiz Ejllin do doja ta shihja në Grande Fratello
- Heidi i surprizon pas lindjes së vajzës, Sara: Na e mbushi shtëpinë
- Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku përshëndet sot Festivalin e Këngës
- Qeveria vendos mbylljen e “TikTok” në Shqipëri