Përpara se të prezantonte për herë të parë programin më të ndjekur të humorit në Shqipëri, “Portokalli”, moderatorja Kiara Tito u shpreh se do të bënte të pamundurën që ky sezon të ishte i suksesshëm dhe kështu ka ndodhur.
Që në natën e parë që moderatorja u shfaq në ekranin e Top Channel, publiku ishte tepër i përkushtuar ndaj moderatores dhe programit gjithashtu. Kiara Tito publikonte shpesh foto e video me fansat e saj dhe të partnerit të saj, Luiz Ejlli të cilët shkonin për ta parë nga afër në studiot e Top Channel çdo të shtunë.
Faqja në Instagram e “Portokalli” lajmëronte shpesh se biletat ishin shitur më shpejt se sa ndoshta mund të pritej. Një sukses i jashtëzakonshëm ishte kur në Portokalli mori pjesë këngëtari Luiz Ejlli, ku salla u mbush plot dhe biletat u shitën më herët se çdo javë.
Por së fundmi në faqen e Instagramit të programit është lajmëruar se i gjithë sezoni i “Portokalli-së” është shitur dhe sigurisht që edhe Kiara Tito ka pjesën e saj të meritës.
- VIDEO/ Kiara Tito thyen rekordin në “Portokalli”
- VIDEO/ Luiz Ejlli kur ishte në Big Brother VIP: Dashuria ime e parë Parashqevi Simaku, sytë xixa kur dilte në televizor
- “Data 18 është pak e rrezikshme”, Meri Shehu publikon Horoskopin javor
- Sara Gjordeni publikon foton e parë të bebushes Nea: Grifsha ime vogël perfekte
- VIDEO/ Kiara, Luizi dhe Luna filmohen duke shëtitur në Tiranë, fansat i ndalojnë në rrugë
- “Ju pret një periudhë ideale për dashurinë”, Horoskopi i datës 17 Dhjetor