Sot u prezantua promo zyrtare e “BBVA”, por në rrjetet sociale po thuhet se Ledion Liço në disa momente duket se hedh disa thumba drejt Arbana Osmanit.
Ai e nis me shprehjen: “I yti ta fut” dhe e mbyll me një libër ku kërkon sinonime të fjalës “yje”.
Rikujtojmë që fjala “Mirëmbrëma yje”, u përdorur fillimisht nga Arbana Osmani në dy edicionet e para të “Big Brother VIP Albania” (BBVA), dhe më pas edhe nga Ledioni në edicionin e tretë të këtij programi.
Pas përhapjes së përdorimit të këtij shprehje në formatin e famshëm të BBVA, Arbana Osmani vendosi ta përdorë atë në një tjetër kontekst, duke e bërë titull të një emisioni të saj, duke e quajtur pikërisht “Mirëmbrëma yje”.
Dhe me sa duket, në promon e re, Ledioni po kërkon një sinonim për ta zëvendësuar fjalën “yje”. Ai provon disa opsione si, “mirëmbrëma kasiopianë” apo “mirëmbrëma galaktikë”.
- VIDEO/ Promoja e “BBV4” është një kunjë për Arbana Osmanin?
- VIDEO/ Top Channel zbulon më në fund datën, ja kur do të fillojë BBV4
- Dashuria dhe puna/ “Sot do të jesh mes dy zjarreve”, Horoskopi i datës 9 Dhjetor
- VIDEO/ “Je për t’u përzënë nga studio”, Françeska Murati i kthehet konkurrentes
- VIDEO/ Gazetarja Ledjona Xheladinaj reagon për herë të parë pas aksidentit
- Rozana Radi reagon për herë të parë pasi fitoi “Kënga Magjike”: Kjo këngë erdhi në një periudhë jo shumë të mirë të jetës time