Die. Dhj 8th, 2024

Egla Ceno: Tani që u bëra grua për së mbari do t’i fut një të martuar

Në puntatën e djeshme të “Goca dhe Gra” modetatorja Egla Ceno nuk ishte e pranishme. Mungesa e saj lidhej me gjendjen shëndetësore dhe e kishte të pamundur të merrte pjesë.

Megjithëse e sëmurë, ajo ka zhvilluar një bisedë telefonike me moderatorët e programit. Batutat nuk kanë munguar as këtë herë, ku Ceno tha se tashmë do të mendojë të martohet.

“Tani që jam pa zë dhe nuk flas dot, mendoj që kam arritur përsosmërinë si grua. E di pse, se thonë që një grua që nuk flet është gjithmonë më e mirë. Nuk e kanë gabim. Po mendoja që tani që u bëra grua për së mbari, pa pikë zëri, do i fus një të martuar, se më në fund mundem, se i ngela mamit në derë.”, tha Egla.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *