Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka ndarë një histori emocionuese dhe të frikshme nga momenti i lindjes së vajzës së saj, Viktoria. Ajo ka treguar se lindja ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, pasi Viktoria erdhi në jetë pothuajse pa frymë dhe me një ngjyrë blu.
Rudina ka shpjeguar se, për një moment, ajo dhe mjekët u tronditën pasi vogëlushja nuk po qante dhe mjekët u përpoqën të ndihmonin në mënyrë urgjente. Ajo ka zbuluar se ishte e shqetësuar për gjendjen e saj, ndërsa mjekët po vepronin me shpejtësi.
“Viktoria kishte kordonin e mbështjellë tri herë rreth qafës dhe nuk ishte parë në ekografi, ndaj momenti ishte shumë i tensionuar,” tha Rudina.
Për fat të mirë, mjekët arritën ta stabilizojnë vogëlushen dhe pas pak sekondash, kur Rudina e mori në krah, ajo e përshkroi ndjesinë si një moment të jashtëzakonshëm. Ajo theksoi se ndonëse kishin kaluar momente të vështira, harroi gjithçka kur pa vajzën në duar.
“E kam sjellë në jetë me operacion në datën që kërkova 28 dhjetor, doja të përkonte me ditën e lindjes së babait të saj. Vajza lindi pothuajse ngjyrë blu dhe mjekët nuk e komentuar për momentin, unë po ndjeja një lloj paniku gjatë lindjes, panik tek mjekët. E kuptova që nuk ishin të qetë. Viktoria nuk po qante dhe doktori po bënte lëvizje që nuk ishin normale, kisha parë lindje të tjera, isha përgatitur. Viki e kishte kordonin 3 herë rreth qafës, gjë që nuk ishte dalluar më parë në eko. Ajo lindi pothuajse pa frymë dhe kur biseduam me doktorin nëse do ishte vonuar dhe pak mund të kishte ndodhur fatalja. Nuk reagova fare, ndoshta u mpiva dhe kur e mora në krah ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Mora inat gjithë njerëzit që nuk ma kishin treguar që ishte aq e mrekullueshme, nuk u mora me pjesën se çfarë ndodhi. Thjesht falënderova Zotin. Jam natyrë emocionale por kam tendecën për ta kthyer në humor. Viktoria ka qenë një nga opsionet që e kam pasur, e ka pasur ime motër para“, tha Rudina.
- VIDEO/ “U ndalua nga policia për mashtrim”, reagon Rezart Veleshnja
- VIDEO/ Bloggerja e famshme ‘kopjon’ Luiz Ejlli, reagon këngëtari
- VIDEO/ Pas festës së Top Channel, Kiara Tito me vrap te Luiz Ejlli, ja çfarë publikon
- VIDEO/ Kiara Tito dhe Sara Hoxha festojnë bashkë suksesin e Top Channel
- London feston ditëlindjen, ja si e uron mami Sara
- FOTO/ Bora Zemani bën urimin e ëmbël për ditëlindjen e të birit: 10 vite dashuri e pastër…