Enj. Dhj 5th, 2024

U hodh nga kati i katërt, ja si paraqitet gjendja shëndetësore balerinit Eno Birko

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko, vijon të mbetet në spital, pasi të martën u hodh nga kati i katërt i pallatit të tij, duke pësuar dëmtime dhe fraktura në trup. 

Burime për mediet bëjnë dije se gjendja shëndetësore e Birkos tashmë është stabël, sipas mjekëve të spitalit të Traumës.

Megjithatë ende nuk dihet nëse balerini ka kaluar rrezikun për jetën, pasi ka fraktura të gjymtyrëve.

Gjendja e tij shëndetësore vijon të mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *