Mër. Dhj 4th, 2024

VIDEO/ Gaz Paja, bashkëshortja dhe djali, bashkë për setin e fundvitit, por diçka nuk shkon

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, është shfaqur së fundmi krah bashkëshortes së tij, Ira, pas thashethemeve që qarkulluan rreth një vit më parë për një mundësinë e krizës në marrëdhënien e tyre.

Çifti nuk ka konfirmuar as mohuar spekulimet, që janë bërë për marrëdhënien e tyre.

Pas një periudhe pauze, Gaz Paja dhe Ira janë parë bashkë me djalin e tyre gjatë një seti fotografik, duke sjellë sërish në vëmendje marrëdhënien e tyre. Edhe pse gjatë këtij seti ata ishin së bashku, ka ende dyshime nëse çifti mund të ketë kaluar vërtet një krizë.

Në pamjet e publikuara, ata shihen të distancuar nga njëri-tjetri, çka ka nxitur dyshime se ky mund të ketë qenë vetëm një bashkëpunim i përkohshëm për të dhënë një imazh të përbashkët si prindër të angazhuar për djalin e tyre.

Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi postimet e aktorit me Iran kanë qenë të pakta, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *