Mër. Dhj 4th, 2024

Horoskopi i muajit Dhjetor sipas Meri Shehut: Ja shenja më me fat

12. Gaforrja

Marsi i kundërt ndikon shumë në çështjet ekonomike dhe Mërkuri i kundërt në Shigjetar kundërshton Binjakët dhe është në shtëpinë e 6-të dhe të 12-të kështu që çështjet e punës e prapaskenat janë shumë të fuqishme. Datat 4-7 e deri më 12 ka një përballje të fuqishme për Gaforret nëse do të kenë një ndryshim pune, debat me një shef, çështje ligjore e shëndetësore. Në datën 4 përballet Mërkuri me Jupiterin, është kundërshtimi i fortë i dy shenjave dhe do të shihet që shumë gjëra do të ecin më ngadalë ose të tregojnë ngecje psikologjike apo në plane e projekte.

11. Binjakët

Ky muaj ka filluar me hënën e re në Shigjetar përballë tyre dhe në datën 15 hëna do të jetë e plotë në Binjak, por përballet me Saturnin në Peshk. Vërtet është e plotë, e bukur dhe Binjakët do të kenë hapje e ndryshim, por Saturni ka të bëjë me ligjin, traditën, përvojën, familjen. Shumë Binjakë do të hasin rezistencë në mendime, ndryshime dhe punët që kanë përfunduar. Saturni i godet kështu që nuk do të ndihen të kënaqur ose të bëjnë një rezyme të mirë të marrëdhënieve të tyre në këtë periudhë.

10. Luani

Marsi në shenjën e tyre kthehet i kundërt në datën 7 dhe kjo i çorodit mendjet e zemrat e tyre sepse aty ku ishin duke ecur mirë si tren i shpejtësisë së lartë, kthehen me avull. Mund të përshtaten me traditën, të kaluarën, të shikojnë çfarë kanë bërë gabim dhe përballja e Marsit me Afërditën në Ujor tregon konflikt në jetën ekonomike ose çiftet problematike.

9. Peshqit

Do të përballet Saturni në Peshk njëherë me hënën e plotë në Binjak, njëherë më Mërkurin në Shigjetar dhe hënën e re që ishte në Shigjetar në datën 1. Peshqit do të jenë mes dy zjarreve dhe i besojnë shumë fatit, Saturni i merr përpara, bën ç’të dojë dhe mbesin në prapaskenë. Duke qenë se nuk i dominojnë dot ngjarje më të mëdha sesa mund të përballen tregon që duhet të kenë kujdes javën e parë dhe datën 15 në çështje të rëndësishme personale e karriere.

8. Dashi

Marsi në Luan që ka të bëjë me dashurinë, erotizmin, forcën krijuese, madhështin, dëshirë për festa e argëtim kthehet i kundërt. Shumë Dashë nuk e gjejnë veten në gjërat e reja e të bukura, u bie optimizmi dhe duan të kthehen te e kaluara, te një marrëdhënie, njeri, punë apo veprimtari. Kthimi do të thotë që shumë gjëra që i kanë bërë, përqeshur ose s’i kanë pranuar duan t’i bëjnë tyret, por që jo gjithnjë është mundësi e mirë për ta sepse duan të ecin gjithnjë para. Në datën 7 duhet të kenë shumë kujdes në çështejt erotike dhe ekonomike sepse ka një përballje shumë të fortë.

7. Demi

Për 20 vjet do të kenë Plutonin në Ujor dhe i kap sipas ditëlindjeve. Hyn Afërdita në Ujor dhe kjo do të thotë që diçka që ka të bëjë me karrierën, marrëdhëniet familjare duhet parë me shumë kujdes. Mund të ketë një krisje, një debat shumë të fortë rreth datave 4-7, në datën 4 një çështje ekonomike nuk shkon mirë, por kryesisht data 6-7 ka një përballje shumë të fuqishme në marrëdhëniet në çift, një ndryshim shumë i madh që i bën të nivelohen edhe njëherë ose të kalojnë nga një rrugë në një tjetër, por nuk e prisnin aq sa duhet.

6. Bricjapi

Bricjapi çlirohet nga Plutoni, ai tashmë ka shkuar në çështjet e tij ekonomike kështu që për 20 vjet shpresoj të bëjë një avantazh ekonomik dhe Shqipëria duke qenë vend Bricjap mund të ndikohet. Ka shumë planetë që ndikojnë në Binjak e Shigjetar që kanë të bëjnë me punën dhe shumë Bricjapë do të shikojnë punën dhe ekonominë. Ekonomia shkon pak mbrapsht pas datës 7 dhe mund të kenë probleme me para që vijnë nga të tretët, bashkëpunëtorë të ndryshëm dhe në çështjet personale do të kenë një humbje të lehtë në javën e parë të dhjetorit.

5. Ujori

Futet Afërdita në shenjën e tyre, Plutoni, kjo do të thotë revolucion i madh, natyrë rebele që i çon për mirë, u ndryshon jetën totalisht, nuk do të suprizohen sepse e reja i përfaqëson, por do të kenë një ngritje lart, një ndryshim shumë të madh në jetën e tyre. Kujdesin duhet ta kenë me atë që planifikojnë në udhëtime dhe s’duhet ta bëjnë. Marsi përballë tyre mund t’i bëjë pak egocentrikë në këtë periudhë, pra të kenë kujdes në disa marrëdhënie ndërpersonale.

4. Akrepi

Do të marrin mbrapsht atë që u përket sepse Marsi në Luan ka të bëjë me karrierën dhe famën ndaj duhet ta shfrytëzojnë për të rimarrë fuqitë, potencën dhe pozicionin. Çështjet ekonomike do të përfaqësohen fuqishëm gjatë dhjetorit dhe mund të kenë pengesa të ndryshme. Do të kenë një lajm të fuqishëm ekonomik rreth datës 15.

3. Shigjetari

Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre, dje ishte hëna e re në shenjën e tyre kështu që një ndryshim, një gjë e re do të ndodhë. Por kishte kundërshtime me Saturnin kështu që çështjet familjare dhe karrierën do t’i shikojnë me kujdes kështu që edhe pse vjen era e re e ndryshimeve të mira, ka disa përballje. Edhe në datën 15, hëna e plotë përballë shenjën së tyre tregon që duhet të tregojnë kujdes në çift, në punë, një premtim të rëndësishëm, pjesëtarët e familjes ose me bazën.

2. Virgjëresha

Është edhe pak ditë Afërdita në Bricjap dhe u jep avanttazhe dhe me kalimin në Ujor sikur i favorizon në çështjet ekonomike e emocionale. Kujdes në datën 7 se ka një përballje të fuqishme e shumë të vështirë të Marsit në Luan me Plutonin në Ujor dhe duhet të luftojnë shumë, të kenë mendjen që të marrin çfarë meritojnë sepse mund të jenë pjesë e një humbjeje të fuqishme.

1.Peshorja

Shenja e dytë e ajrit, nuk preken shumë nga forcat dhe përballjet e mëdha si Luanët, Akrepët, Ujorët e Demët por do të marrin me kujdes atë që të tjerët nuk kanë kujdes të marrin. Jo çdo gjë që mbetet nga tjerët është e parëndësishme. Mund të jetë një mbeturinë shumë e bukur, por që të tjerët s’kanë kujdesin ta shohin ashtu, jo në kuptimin e keq. Mund të përfitojnë nga gabimet dhe mosvlerësimet që të tjerët do u bëjnë gjërave të tyre të vlefshme.

    Related Post

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *