Modelja e njohur nga Kosova, Majlinda Zeka ka rënë pre e grabitësve. Mediat në Kosovë raportojnë se hajdutët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e familjarëve të saj ku kanë marrë disa sende me vlerë, kryesisht çanta luksoze.
Majlinda Zeka është ish e dashur e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.
Siç raporton “Gazeta Sinjali”, Zeka ka deklaruar në polici se hajdutët ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro.
Policia raportohet se ka shkuar në vendngjarje për mbledhjen e provave, menjëherë pas denoncimit. Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.
- Grabitet banesa e modeles së njohur, i vjedhin sende me vlerë 50 mijë euro
- “Do befasoheni nga një surprizë mjaft e këndshme”, Horoskopi i datës 2 Dhjetor
- VIDEO/ Saide Buzi: Gerti më tradhtoi me një mashkull, ja çfarë i kapa në telefon
- VIDEO/ Heidi Baci ndan pamjet, tregon si e kaloi fundjavën
- Sarah Berisha për DJ PM: Nuk është romantik, kur shkuam në Itali pata shpresë se…
- “Ahh sa e rëndë është pritja”, Agron Llakaj kujton bashkëshorten e ndjerë në ditëlindjen e saj