Dashi
Të lindurit e kësaj shenje do duhet të marrim një vendim sot sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkoni ndihmë nga njerëzit e duhur, në mënyrë që të mos gaboni gjatë zgjedhjes suaj. Sa i përket financave, nuk parashikohen ndryshime të rëndësishme.
Demi
Ndjehuni të lirë për të provuar diçka të re në romancë. Çdo gjë është e mundur. Ndërkohë, puna gjatë kësaj jave pritet t’ju shkojë mjaft mirë. Mbrëmjen e kësaj të hëne do të argëtoheni pafund. Ndërsa me financat këshillohet të bëni kujdes.
Binjakët
Marrëdhëniet familjare pritet të jenë në fokusin tuaj sot. Dita në punë do t’ju shkojë mbarë nëse nuk kritikoni ashpër një prej kolegëve tuaj. Ndaj rekomandohet të tregoni vetëkontroll, pasi dikush që mund të sillet ndryshe, ka gjasa që të ketë pasur probleme në jetën personale.
Gaforrja
Mos u nxitoni gjatë veprimeve tuaja, pasi mund të gaboni lehtësisht. Rekomandohet të qetësoheni dhe t’i rivlerësoni planet për të ardhmen apo projektin për të cilin po punoni aktualisht. Gjithashtu sigurohuni për plane rezervë.
Luani
Do ta keni të vështirë të punoni me të tjerët sot, pasi do të keni gjendje të luhatshme humori. Mendohuni mirë para se të flisni, pasi mund të pendoheni më pas. Përpiquni të jeni sa më krijues gjatë kohës suaj të lirë ose të përfshiheni në aktivitete sportive.
Virgjëresha
Ka gjasa të befasoheni nga një surprizë mjaft e këndshme sot. Mund të ribashkoheni me një mikun/miken tuaj të vjetër. Sa i përket punës, përpiquni të përmbushni të gjitha detyrat tuaja, por jo duke tejkaluar limitet tuaja.
Peshorja
Kujdesuni për veten dhe kaloni kohë me miqtë tuaj gjithashtu. Sa i përket anës romantike, sot do të jetë dita juaj me fat. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj t’ju surprizojë me diçka që nuk do ju kishte shkuar ndonjëherë ndërmend.
Akrepi
Koha do t’ju kalojë pa kuptuar asgjë sot. Do të keni një ditë të mbushur plot me aktivitete dhe si pasojë do të ndiheni të lodhur. Merrni kohën e duhur për tu relaksuar pasdite . Shpenzoni kohë me miqtë dhe partnerin/partneren tuaj. Nëse jeni beqarë, është koha e duhur për të takuar dikë.
Shigjetari
Ka gjasa të përfshiheni nga ankthi, pasi do të viheni përballë një zgjedhjeje të vështirë. Ekziston mundësia që një i afërmi juaj t’ju kërkojë ndihmë financiare. Nuk përjashtohen problemet sa i përket jetës në çift.
Bricjapi
Një ditë e qetë parashikohet për ju sot, për aq kohë sa shmangni tema të nxehta bisede, sidomos me anëtarët e familjes. Sigurohuni që të zbatoni planet tuaja për këtë të hënë. Do të kaloni një pasdite romantike me partnerin/partneren tuaj.
Ujori
Është dita e duhur për të provuar diçka të guximshme sot, por më parë sigurohuni që gjithçka të jetë në vijë ashtu sikurse ju e keni planifikuar. Aspekti financiar paraqitet në formë të mirë duke ju lejuar të bëni blerjet që dëshironi.
Peshqit
Mos u kapni pas detajeve të vogla, duke lënë kështu pas plot gjëra të rëndësishme. Merrni pak kohë dhe kushtojani vëmendje problemeve me të cilat po përballeni herë pas here. Aspekti sentimental paraqitet në formë të kënaqshme.
- “Do befasoheni nga një surprizë mjaft e këndshme”, Horoskopi i datës 2 Dhjetor
- VIDEO/ Saide Buzi: Gerti më tradhtoi me një mashkull, ja çfarë i kapa në telefon
- VIDEO/ Heidi Baci ndan pamjet, tregon si e kaloi fundjavën
- Sarah Berisha për DJ PM: Nuk është romantik, kur shkuam në Itali pata shpresë se…
- “Ahh sa e rëndë është pritja”, Agron Llakaj kujton bashkëshorten e ndjerë në ditëlindjen e saj
- “Një burrë po më ndiqte dhe…”, Zhaklin Lekatari tregon periudhën e vështirë: 4-5 muaj qëndrova thuajse e izoluar