Pre. Nën 29th, 2024

“Pasi u ndamë kemi derdhur lot”, Behgjet Pacolli flet për Anna Oxën: Ishte dashuria më e madhe…

Behgjet Pacolli ka qenë i ftuar në emisionin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, ku foli edhe për lidhjen e tij me Anna Oxën.

Është pak emocionale të flasësh për këtë, se çdokush normal e kishte tejkaluar atë krizë. Që kur jam njohur me Anën kam pasur gjithë kohën dhe kam mbetur edhe sot me konsideratë për personalitetin e saj; i fortë, po e prerë, kryeneçe, por jashtëzakonisht humane, e sjellshme”, tregon Pacolli duke shtuar se historia me këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare mund të kishte vazhduar, por ka qenë shumë i madh presioni nga i cila ta të dy po vuanin mungesën e fëmijëve.

 “Deri në Amerikën e Jugut kemi shkuar për të gjetur zgjidhje për fëmijë. Ka qenë një presion i madh edhe nga motrat, edhe nga gratë tona. Ju e dini si janë gratë tona: “Po ça gruaje je ti që nuk bën një fëmijë?” Nëse dikush është i verbër dhe ti i thua “je i verbër”, e ke groposur, është fatale. Kjo qasje ka qenë. Njerëzit e mi, presioni i madh për fëmijë. Kjo nuk dua të paragjykoj, por kjo ishte ndoshta arsyeja e parë që çoi në një frustrim…”, tregoi ai.

“Ajo fillon të lexojë libra që për mua ishin fantashkencë, të sekteve indiane. Lexon tepër dhe shoh që librat po grumbullohen. Një ditë më thotë nuk jam në shtëpi se ishte në një takim, në fakt ishte në një meditim. Kam shkuar pa paragjykim dhe i kam parë lëvizjet indiane dhe meditimet. Aty kam qenë ndoshta i papërgatitur dhe kjo gjë me pengoi. Ka ardhur në shtëpi dhe e kemi ngritur zërin…”, vazhdoi rrëfimin.

Ndërsa sa i përket motrave të Anna-s tha: “Edhe ato filluan shumë të ndërhynin në jetën tonë. Ajo ndërhyrja ka qenë si rezultat i asaj që ata bisedonin në mungesën time. Pastaj u thashë a po shikoni punët tuaja. Nëse mundeni, nëse jo, shkoni, dera është e hapur. Pastaj ajo Anna aty nuk ka mundur, mbeti mes familjes dhe meje.”

Ajo nuk pretendoi kurrë asgjë prej meje. Sigurisht, unë bëra pjesën time, por u ndamë që në seancën e parë dhe pasi u ndamë, u ulëm te lokali afër dhe të dy kemi derdhur lot…Po, ishte dashuria më e madhe. Dhe më e këndshme…”, tregoi Pacolli.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *