Mër. Nën 27th, 2024

Konkurrentja e BBVK i shpreh pëlqimin, por boksieri e refuzon

Anisa Veseli i rrëfeu disa ditë më parë Lelës se ka pëlqim për boksierin profesionist Drilon Rama. Mirëpo në mbrëmjen e kaluar ajo ka vendosur t’ia thotë edhe vetë atij duke i treguar se ka një pëlqim të vërtetë ndaj tij dhe nuk po e përdor si një lojë.

“Nuk dua të krijoj tani lidhje, nuk dua ta bëj puthjen si të tjerët për lojë. Kam familje, kam babanë, nënën, motrën dhe vëllanë që më shohin. Nëse do mund të njihemi jashtë”, i tha ajo.

Duket se ky rrëfim i Anisës e la Drilonin të hutuar. Më pas, ai shtoi se nuk dëshiron të ketë marrëdhënie dhe nuk është i fokusuar te femrat.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *