Mar. Nën 26th, 2024

Meri Shehu bën parashikimin javor të Horoskopit: Ja shenjat më me fat

Parashikimi Astrologjik Javor 26 Nëntor -2 Dhjetor 2024, sipas Meri Shehut

Dashi 2 yje
Fillon dhe rregullohet situata për Dashin në datën 27, merr një energji pozitive, erotizmi dhe forca krijuese, por pikërisht në datën 27 është Mërkuri i kundërt që Dashi duhet të ketë shumë vëmendje në çështje ligjore, kontrata dhe martesa të dyta. Mund të kenë disa pezullime, anulime ose vonesa, por është një ditë ku mund të shprehin energjinë lirshëm dhe ta shfrytëzojnë datën 27 për të marrë një lloj afeksioni.

Demi 1 yll
Kanë një problem me ekonominë, fillon që sot një periudhë e vështirë ekonomike deri në mes të Dhjetorit dhe duhet që ta shikojnë me qetësi çfarë duan, çfarë shpenzojnë ose çfarë do të marrin. Nuk do të futen në një krizë ekonomike, por duhet të mendojnë se si do ta menaxhojnë anën e tyre ekonomike. Mund të kenë vonesa dhe pengesa të rëndësishme në këtë periudhë.

Binjakët 3 yje
Janë ata që preken kryesisht në jetimin e tyre personale, në martesa dhe në shumë bashkëpunime, sepse Mërkuri i kundërt është fiks përballë shenjës së tyre në Shigjetar. Mund t’u kthehet një rast marrëveshje nga e kaluara, ishi i tyre nga e kaluara, por dhe mund të rregullojnë marrëdhënie që janë prishur apo copëzuar. Megjithatë në çështjet ligjore u jepet një shans për të rregulluar gabimet që mund të kenë bërë. Në datën 27 mund t’i japin vetes një tolerancë që të shprehen më bukur, ose të dalin.

Gaforrja 2 yje
Do e kenë shumë të vështirë me Mërkurin e kundërt, sepse ndodh në një shenjë zjarri siç është Shigjetari dhe i prek në jetën e përditshme, me punë dhe në shëndet. Shumë Gaforre do e kenë pak të vështirësuar jetën e përditshme, në punë do u dalin pengesa. Por gjithashtu do të përballen me çështje që vijnë nga e kaluara, trauma ose prapaskena në lidhen me punën deri në datën 15 Dhjetor të paktën, që qëndron Mërkuri i kundërt.

Luani 2 yje
Një lajm i mirë për Luanët. Në datën 27 që Dielli është në Shigjetar, në shenjën e zjarrit, bën një lidhje të bukur me Marsin në shenjën e Luanit dhe aty Luani mund të hapë një dritare, një rrugë, por Mërkuri i kundërt në Shigjetar tregon që gëzimet do të jenë të pakta në këtë shenjë. Vijnë gëzime ose projekte, por këto kthehen mbrapa dhe duhen parë me kujdes nga Luanët në këtë periudhë, sepse mund të bëjnë lëvizjen e gabuar qoftë në jetën erotike, ose mund të kthehet dikush nga e kaluara dhe i prish ekuilibrat që kanë vendosur deri tani.

Virgjëresha 3 yje
Virgjëreshat janë në një plan më të mirë pavarësisht se preken nga Mërkuri i kundërt, por ky Mërkur i kundërt do të rregullojë disa çështje që kanë të bëjnë me shtetin, me ligjin, me familjen. Ato Virgjëresha që nuk i kanë pasur në rregull këto situata mund të fillojnë t’i rregullojnë. Kryesisht Virgjëreshat nuk duhet të pranojnë mendimin e disa personave që hyjnë dhe dalin në shtëpinë e tyre ose rikthimin e disa persona nga e kaluara që mund t’i prekin.

Peshorja 4 yje
Si shenja e ajrit pavarësisht se Mërkuri është i kundërt u rregullon një plan, një projekt ose i bën të thonë fjalën e duhur, të marrin vendimin e duhur në momentin e duhur. Megjithatë dhe peshoret nuk përjashtohen të kenë kujdes në lëvizje, në komunikim, në prishje makinash, telefonash, çështje zyrtare, por edhe komunikimet me jashtë mbase i rregullojnë, por kanë rikthim të problematikave nga e kaluara. U rikthehet ishi.

Akrepi 4 yje
Akrepët duan të përmbushin një gabim në sferën shpirtërore ose ekonomike. Mërkuri i kundërt është të themi një karmë e rikthyer mbrapa, do u rikthejë njerëz nga e kaluara me të cilët nuk janë plotësuar erotikisht ose ekonomikisht. Do u jepet shansi të rregullojnë sfidat e tyre personale dhe erotike. Në fushën e karrierës, data 27 është një kulm pozitiv për ta.

Shigjetari 1 yll
Shigjetari vetëm me një yll, sepse Mërkuri është i kundërt në shenjën e tyre drejtpërdrejt. Hajde merre vesh një Shigjetar me Mërkur të kundërt, pak është euforik dhe do të bëjë gjëra, i futet dhe një Mërkur bëhet konfuz. Zakonisht Shigjetarët janë konfuzë, japin një mendim tani dhe e ndryshojnë për 5 minuta. Jeta personale e tyre do të bëhet e pakuptueshme dhe do të kenë marrje të vendimeve të vështira.

Bricjapi 1 yll
Bricjapi Mërkurin e kundërt e ka në shtëpinë e 12-të. Prapaskena në punë, çështje të paqarta, ëndrra dhe mendime jo të bukura, konfuze dhe rikthim projektesh mbrapa. Në punë dhe në çështje shëndetësore duhet të jenë të kujdesshëm.

Ujori 2 yje
Fat pak më i mirë se Bricjapët. Por një udhëtim jashtë, një projekt studimi apo çështje ligjore pak e komplikuar mund t’i vonojë projektet e tyre më madhore. Ose mund të vonojë një kontratë, një bashkëpunim të rëndësishëm. Rikthimi i dikujt nga e kaluara u prish jetën shumë Ujorëve sepse kanë një marrëdhënie ekzistuese, u rikthehet diçka nga e kaluara që i vendos në pozitë.

Peshqit 1 yll
Edhe Peshqit është një nga katër shenjat që ndikohet më shumë nga Mërkuri i kundërt në Shigjetar. Ndikohen në fushën e karrierës. Në karrierë Mërkuri i kundërt do të thotë që një njeri do patjetër t’i pengojë, mund të jetë në ecurinë e tyre. Deri në datën 15 nuk mund të presin dot për një punë apo një garanci të mirë për punë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *