Një protestë u mbajt sot në kryeqytet pasi 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën gjatë një sherri mes adoleshentëve.
Gazetarja e Top Channel Kristi Gongo ka biseduar me prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, ndërsa mesazhi që japin është fisnik.
“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.
“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij.
Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: “Deri tani nuk kemi asnjë informacion.”
“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.
- Rudina Magjistari rrëfen momentin e veçantë në Barcelonë: Në tarracën e pallatit organizonin…
- Dhjetori, një muaj i mrekullueshëm për këto shenja Horoskopi
- Kristi Gongo rrëfen romancën me vëllanë e Alban Dudushit: Ishte një kimi që në fillim…
- Vangjel Tavo dedikim prekës për vajzën që humbi jetën 1 vit më parë: Eva e bukur shkoi të flinte me engjëjt
- VIDEO/ Fjolla Morina flet për ndarjen nga Fisnik Syla: Nuk kam dashur të jetoj për një plehrë…
- VIDEO/ Pas ndarjes nga Heidi, zbulohet lidhja e re e Romeo Veshajt me vajzën brune