Mër. Dhj 11th, 2024

Çiljeta Xhilaga i del në krah Edi Ramës: Mbështes kryeministrin…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka vendosur të hedhë në diskutim dy propozime: “Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat dhe TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale.”

Propozimet që do të diskutohen me komunitetin e prindërve vijnë pas vrasjes së 14 vjecarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij.

Menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit kanë reaguar edhe personazhet publikë, mes tyre edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga.

“Si mam i dy djemve, unë mbështet bllokimin Kryeministër”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Xhilaga, nënë e dy fëmijëve mbështet propozimin për mbylljen e këtyre rrjeteve sociale ku shpesh nxitet dhe promovohet përmbajtje e dhunshme mes adoleshentëve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *