Die. Dhj 8th, 2024

VIDEO/ Zbulohet momenti i ëmbël kur Luna takon Sian

Kur moderatorja Liesa Haxhiasllani solli në jetë vajzën e saj Sia, shoqja e saj e ngushtë moderatorja Kiara Tito tregoi disa detaje interesante.

Kiara tregoi se me Liesën kishin 5 muaj diferencë, dhe bebushet e tyre Sia dhe Luna Mari po ashtu.

“Kush e mendonte që të dyja do bëheshim me vajza dhe njësoj si ne të dyja, ato do kishin 5 muaj diferencë. Jam shumë e emocionuar”, shkruante Kiara në atë kohë.

Ndërkohë që së fundmi, Liesa ka postuar në Instastories një video të takimit të parë të dy bebusheve.

“Na trego pak takimin e parë të Lunushit dhe Sias”, i shkruante njëra prej ndjekëseve.

“Një nga pyetjet më të shpeshta në ask. Momenti kur Luna takoi socen e vet për herë të parë?”, shkruan Liesa, e cila tregon se është përlotur.

SHIKONI VIDEON:

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *