Këngëtari Ledri Vula ishte i ftuari special në premierën e emisionit të ri të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”.
Ledri ndau momente të veçanta nga jeta familjare, përfshirë historinë e paplanifikuar të shtatzënisë së partneres së tij, Sara, dhe emocionet që shoqëruan ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Poem Blu.
“E donim, por erdhi pa paralajmërim! Ishim ndarë një ditë para se Sara të më tregonte ekon. Kur më njoftoi, po darkoja me miq dhe kisha pirë pak – mendova se ishte ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: A do ta mbajmë? Ajo ishte shumë e lumtur”, tregoi Ledri, duke përshkruar momentin e parë kur kuptoi që do të bëhej baba.
Emocionet ishin të dukshme teksa Ledri kujtoi çastin kur mbajti për herë të parë në krahë të voglën Poem.
“Lot gëzimi! Nuk më ndaleshin lotët dhe nuk doja t’i ndalja, ishte momenti më i lumtur i jetës sime”, tha këngëtari.
- VIDEO/ Roza Lati flet për bashkëjetesën me Xhonatanin, ja çfarë thotë për fëmijë
- Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, prindër për herë të tretë? Ja detaji që ngriti dyshimet
- VIDEO/ Gaz Paja, bashkëshortja dhe djali, bashkë për setin e fundvitit, por diçka nuk shkon
- VIDEO/ E krahasuan me Bieta Sulon, Alban Dudushi: Kiara duhet të rritet akoma
- VIDEO/ Olta Gixhari iu mbrojti vajzën, por familja e Lelas del në krah të Milaim Zekës
- “Burrë në moshë si adoleshent”, Milaim Zeka i përgjigjet Olta Gixharit: Ti je bërë e njohur…