Hën. Nën 25th, 2024

“A kanë marrëdhënie me njëra-tjetrën”? Ja si u përgjigjën dy vajzat që u puthën në “Përputhen”

Puthja në buzë mes Ketrinës dhe Gertës ka shkaktuar mjaft debate javën e kaluar në studion e “Për’puthen”.

Por jo vetëm kaq, pasi dje dy vajzat ishin ulur pranë njëra-tjetrës dhe rrinin dorë për dore.

Madje ato ftuan në një takim në studio Ardin, të cilin e vendosën në siklet me pyetjet që i bënë.

Por edhe Ardi i provokoi me pyetjet e tij. Në një moment ai iu drejtua dy vajzave duke iu thënë ‘nëse kanë patur marrëdhënie jashtë me njëra-tjetrën?’.

Vajzat i thanë se ‘po bën pyetje personale’ dhe se ‘nuk po iu duken pyetje normale’.

Ardi: Mos keni patur marrëdhënie jashtë me njëra-tjetrën ju?

Gerta: Jo, ça marrëdhënie për shembull?

Ketrina: Po bën shumë pyetje të thella, personale

Gerta: Nuk po më duken pyetje normale

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *