Die. Nën 10th, 2024

VIDEO/ “Falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im”, Edlira Çepani: Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time

Edlira Çepani ka shkruar disa fjalë zemre për partnerin e saj të jetës, Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta më 18 shtator, pasi pësoi një goditje në zemër.

“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, shkruan ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *