Mër. Nën 6th, 2024

Ministria kërkoi përjashtimin e Atillës nga BBVK, reagon ashpër Milaim Zeka

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, e cila kërkoi përjashtimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga formati televiziv.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka adresuar kritika ndaj Ministrisë dhe ministres Albulena Haxhiu, duke ironizuar ndërhyrjen e institucioneve në një program televiziv.

“Ministria e Drejtësisë i ka futur hundët në Big Brother VIP Kosova, duke kërkuar përjashtimin e një konkurrenti për shkak të, siç thonë, dhunës. Kam vetëm një pyetje: A ka person më të dhu.nshëm në Kosovë sesa Albulena Haxhiu? Ajo ka djegur Parlamentin e Kosovës. Ajo ka qenë e arrestuar dhe e akuzuar për dhunë. Këta nuk e kanë hallin e Drenushës, por të tjera arsye… Zot na ruaj prej ‘budallenjve’ qeveritarë dhe prej atyre që, pasi kalojnë natën duke terrorizuar burrat, ditën merren me mbrojtjen e drejtave.”, shkruan ai.

Ministria e Drejtësisë kërkoi largimin e Kartesh pas një rasti të bujshëm të denoncuar nga Drenusha Latifi, përfaqësuar nga avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku.

Sipas saj, ndonëse urdhri-mbrojtës ndaj Kartesh ka skaduar në shtator, mbi të rëndojnë dy ak.uza për dh.unë në familje dhe mosrespektim të urdhrit të mbrojtjes.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *