Dashi
Jeni ne një lidhje qe prej kohesh? Përfitoni nga kjo dite harmonike për t’i shprehur me tepër ndjenjat dhe për te provuar eksperienca te reja me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do jene me fat dhe shpesh do ju duket vetja sikur janë në një bote magjike. Financat nuk do jenë të këqija kështu që duhet te përfitoni për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.
Demi
Edhe nëse jeni shumë të ngarkuar me punë duhet ta gjeni kohën e përshtatshme për t’ia kushtuar personit që keni nç krah. Ai do ketë më shumë se kurrë nevoje për ju. Beqaret do kenë mundësi me shumicë për të gjetur shpirtin e tyre binjak. Në planin financiar yjet do ndikojnë pozitivisht. Nëse shpenzoni me kujdes mund ta përmirësoni shumë shpejt situatën.
Binjaket
Sot do i kushtoni më tepër rëndësi jetës suaj intime dhe do kaloni momente të zjarrta gjatë mbrëmjes. Emocionet do jenë të papërshkrueshme. Beqaret duhet ta shijojnë ditën deri ne maksimum duke qenë se ajo do jetë e veçante dhe e mrekullueshme. Në planin financiar do keni shume fat. Shlyeni fillimisht borxhet që të jeni edhe më të qetë.
Gaforrja
Mos mendoni se partnerin e keni kundërshtar vetëm ngaqë ju kritikon shpesh. Ai do më të mirën për ju dhe nuk do që të bëni gabime. Beqaret do kenë ndryshime në jetën e tyre sentimentale. Përgatituni për njohje impresionuese. Ndikimi i yjeve tek financat do jetë kontradiktor. Kujdes kur të shpenzoni në mënyrë që të mos bëni gabime.
Luani
Do dashuroheni çmendurisht me partnerin tuaj sot dhe emocionet do jenë të fuqishme. Do doni që dita të mos mbarojë në asnjë moment. Beqaret do ndihen mjaft mirë me statusin që do kenë dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e kaltër. Financat do jene me te qëndrueshme sesa disa dite me pare, por jo aq te stabilizuara sa për te kryer investime marramendëse.
Virgjeresha
Mos u tregoni shume kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çift sepse edhe partneri nuk do duroje shume. Debatet qe mund te lindin do jene te paimagjinueshme. Beqaret do takojnë disa persona mjaft joshës me te cilët mund te nisin histori dashurie shume te bukura. Ne planin financiar do merrni frytet e gjithë mundit qe keni harxhuar gjithë këtë kohe.
Peshorja
Zemra juaj do ketë rrahje me te shpeshta gjate kësaj dite, here për mire e here për keq. Edhe do debatoni ashpër me partnerin, por edhe do dashuroheni ne mënyrë pasionante me te. Dite pozitive edhe për beqaret. Gjithçka do shkoje ashtu si e kishit menduar. Ne planin financiar gjerat do shkojnë mire nëse hiqni dore nga disa shpenzime ekstreme dhe jo aq te domosdoshme.
Akrepi
Nuk duhet ne asnjë mënyrë t’i hidhni sytë diku tjetër sot nëse jeni ne një lidhje sepse mund te keni probleme serioze ne çift. Nëse keni nevoje për eksperienca te reja flisni me partnerin. Beqaret do kenë një dite mjaft intensive dhe te mbushur me takime te mrekullueshme. Shfrytëzojeni! Ne planin financiar nuk duhet ta lëshoni veten përballë vështirësive qe do ju dalin.
Shigjetari
Do keni shume keqkuptime me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe atmosfera do jetë goxha elektrizuese. Mirë do jetë të qëndroni pak kohë në qetësi dhe të reflektoni për gjithçka po ndodh. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri. Edhe nëse gjendja financiare nuk do jetë e vështirë, mos luani me zjarrin sepse mund të digjeni keq. Mbrojeni veten!
Bricjapi
Dite e bukur dhe e animuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kaloni momente të paharruara pranë partnerit tuaj të dashur. Beqaret do jenë gjithë kohës në kërkim të dashurisë, por kjo ditë nuk do jetë me shumë fat. Gjithsesi miqtë nuk do iu lënë të mërziteni. Financiarisht nuk priten probleme të mëdha.
Ujori
Do ëndërroni më shumë sesa duhet sot në jetën tuaj ne çift dhe realiteti do ju duket shumç i hidhur. Mundohuni të riktheheni me këmbë në tokë nëse nuk doni të vuani me tepër. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe do ndryshojnë menjëherë status. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të kryeni investime te jashtëzakonshme.
Peshqit
Do kërkoni falje dhe do ju falin sot nëse jeni ne një lidhje. Situata do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Do keni takime te rëndësishme gjate kësaj dite ju qe jeni beqare, por nuk duhet te nxitoheni për asgjë. Ne planin financiar nuk priten vështirësi te mëdha, por as përmirësime te menjëhershme. Tregohuni te duruar dhe vazhdoni te shpenzoni me kujdes.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi