Aktorja Olta Gixhari, njëkohësisht opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3 ka qenë e ftuar në emisionin “Sol” në Klan Kosova.
Ajo fillimisht foli për veten, duke e përshkruar si një person shumë emocional dhe që bën shumë për të tjerët.
“Jam një njeri shumë i ndjeshëm, një njeri që vlerësoj shumë familjen dhe familja për mua ka më shumë rëndësi se çdo gjë në këtë botë. Jam një njeri që kam ndryshuar tërësisht prioritetet e mia që kur jam bërë nënë. Jam një njeri shumë i gjindshëm. Nëse unë marr vesh që një mikeshë e imja ka nevojë për mua, jam në gjendje të lë çdo gjë dhe të jem aty. Kjo është e sigurt. Jam një njeri që iu qëndroj pranë njerëzve kur nuk ndihen mirë, edhe sikur ta kem armik atë, besoj se këtë gjë e kam dëshmuar, paçka se kanë dashur apo nuk kanë dashur ta shohin këtë detaj nga unë. Jam një njeri me emocione të forta, shumë emocional. Kështu mund ta përshkruaj veten”, tha Olta Gixhari.
Ndërsa më pas ajo u surprizua nga bashkëshorti i saj me anë të një letre dhe nuk mundi ta besonte dot.
Shikoni videon:
- VIDEO/ Ndahet nga jeta nëna e Olsa Muhametit, Alaudini dhe Jonida i shprehin ngushëllimet
- “Bashkë me ty iku një copë e shpirtit tim”, Olsa Muhameti humb njeriun më të shtrenjtë
- FOTO/ Sara Hoxha: Shtëpinë e Big Brother VIP si këtë vit nuk e kemi parë kurrë
- VIDEO/ Me qeleshe në kokë dhe flamurin kuqezi, ja si e feston Luna Mari 7 mujorin e lindjes
- Mevlan Shaba i jep fund një herë e mirë aludimeve për ndarjen me partneren shtatzënë
- Rovena Stefa bën rrëfimin e sinqertë: Nuk kam arritur të martohem sepse…